Dermatologji

Lëkura është organi më i madh dhe më i dukshëm në trupin e njeriut. Dermatologjia është dega e mjekësisë që studion patologjitë që prekin lëkurën.

Dermatologët janë mjekë të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe tumoreve të lëkurës.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Sëmundjet e lëkurës janë të shumta, por vetëm disa prej tyre detyrojnë pacientët që të paraqiten te mjeku për vizitë. Kjo ndodh edhe për faktin se duke u nënvlerësuar, ato ose mjekohen keq duke krijuar rezistenca ndaj medikamenteve, ose nuk trajtohen deri në gjeneralizim të tyre,ose janë shenjat më të dukshme të sëmundjeve sistemike (të brendshme të organizmit).