Rentgeni dhe Ortopani

Kabineti  i Rentgenit Digjital 2021 

Radiologjia e përgjithshme

Radiografia, është forma më e vjetër dhe më e përdorur e imazhit mjekësor. Rrezet janë zbuluar më shumë se një shekull më parë, ato mund të prodhojnë imazhe diagnostike të trupit të njeriut në film ose në mënyrë digjitale në ekranin e kompjuterit.

Radiografia, është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për një mjek për të parë dhe vlerësuar kockat e thyera, të tilla si frakturat e kafkës dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore. Rrezet X gjithashtu luajnë rol kyç në orientimin e kirurgjisë ortopedike dhe në trajtimin e lëndimeve të lidhura me sportin.

Permes Radiografise mund te diagnostifikohen edhe shumë probleme tjera në trupin e njeriut
RTG e Mushkërive 

RTG e kafkes
RTG nativ I Abdomenit etj

Cili është qëllimi i radiografisë?

Imazhet me rreze X përdoren për të zbuluar kockat e thyera, shenja të artritit dhe komplikacione të tjera të mundshme të brendshme. Rrezet kalojnë përmes trupit në nivele të ndryshme varësisht nga dendësia e indit. Në indet e buta si muskujt dhe indet yndyrore ,rrezet kalojnë shumë më lehtë se sa,në kocka 

Mjeku juaj mund të rekomandojë një radiografi për të mësuar më shumë rreth:

  • Kockat, përfshirë thyerjet, artritin dhe kancerin e eshtrave
  • Infeksione dhe kancer të mushkërive
  • Problemet në traktin tuaj të tretjes
  • Shëndetin e enëve të gjakut
  • Shenjat e insuficiencës kongjestive të zemrës, të tilla si një zemra e zgjeruar

A duhet të përgatitem para egzaminimit?

Para se të bëni radiografi ju duhet të hiqni disa nga rrobat tuaja dhe të vishni për të siguruar imazhet e duhura.Pjesa e trupit që do të egzaminohet vendoset pastaj përpara kasetës derisa radiologu përgatit aparaturën e rrezeve X. Ata do të qëndrojnë pas ekranit protektiv derisa të merren imazhet.

Çfarë ndodh pas egzaminimit?

Atëhere kur tekniku I radiologjise të jetë i kënaqur me imazhet e fituara, atëherë përfundon edhe procedura. Përfitimi i imazheve mund të zgjat disa sekonda, derisa përgatitja e filmave zgjat deri disa minuta. Gjatë egzaminimit me rreze X ju nuk do të ndjeni dhimbje apo parehati, ju do të merrni filmat 5 min  nga momenti i ardhjes.

Radiografia e kraharorit

Radiografia e kraharorit është testi i parë imazherik që kryhet kur kemi simptoma si frymëzënie,kollë e vazhdueshme, dhimbje ose demtime kraharori ose ethe. ./ Individët me gjendje të tilla mjekësore të tilla si insuficienca kongjestive e zemrës apo kanceri mund të bëjnë radiogafinë e kraharorit për të ndjekur reagimin ndaj trajtimit, ose për të parë nëse ka nevojë për ndryshim në menaxhimin e tyre mjekësor.

Shërbimet e rrezeve X që ofrojmë

  • Kraharori
  • Kurrizi
  • Kafka
  • Sinuset
  • Brinjët
  • Pelviku
  • Ekstremitetet

ORTOPANI

Ortopani Digjital 2D HD, për diagnostifikimin e shumë problemeve të nofulës dhe dhëmbëve.