Kabineti i Rentgenit Digjital 2021
Radiologjia e përgjithshme
Radiografia, është forma më e vjetër dhe më e përdorur e imazhit mjekësor. Rrezet janë zbuluar më shumë se një shekull më parë, ato mund të prodhojnë imazhe diagnostike të trupit të njeriut në film ose në mënyrë digjitale në ekranin e kompjuterit.
Radiografia, është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për një mjek për të parë dhe vlerësuar kockat e thyera, të tilla si frakturat e kafkës dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore. Rrezet X gjithashtu luajnë rol kyç në orientimin e kirurgjisë ortopedike dhe në trajtimin e lëndimeve të lidhura me sportin.
Permes Radiografise mund te diagnostifikohen edhe shumë probleme tjera në trupin e njeriut
RTG e Mushkërive
RTG e kafkes
RTG nativ I Abdomenit etj
Cili është qëllimi i radiografisë?
Imazhet me rreze X përdoren për të zbuluar kockat e thyera, shenja të artritit dhe komplikacione të tjera të mundshme të brendshme. Rrezet kalojnë përmes trupit në nivele të ndryshme varësisht nga dendësia e indit. Në indet e buta si muskujt dhe indet yndyrore ,rrezet kalojnë shumë më lehtë se sa,në kocka
Mjeku juaj mund të rekomandojë një radiografi për të mësuar më shumë rreth:
- Kockat, përfshirë thyerjet, artritin dhe kancerin e eshtrave
- Infeksione dhe kancer të mushkërive
- Problemet në traktin tuaj të tretjes
- Shëndetin e enëve të gjakut
- Shenjat e insuficiencës kongjestive të zemrës, të tilla si një zemra e zgjeruar
A duhet të përgatitem para egzaminimit?
Para se të bëni radiografi ju duhet të hiqni disa nga rrobat tuaja dhe të vishni për të siguruar imazhet e duhura.Pjesa e trupit që do të egzaminohet vendoset pastaj përpara kasetës derisa radiologu përgatit aparaturën e rrezeve X. Ata do të qëndrojnë pas ekranit protektiv derisa të merren imazhet.
Çfarë ndodh pas egzaminimit?
Atëhere kur tekniku I radiologjise të jetë i kënaqur me imazhet e fituara, atëherë përfundon edhe procedura. Përfitimi i imazheve mund të zgjat disa sekonda, derisa përgatitja e filmave zgjat deri disa minuta. Gjatë egzaminimit me rreze X ju nuk do të ndjeni dhimbje apo parehati, ju do të merrni filmat 5 min nga momenti i ardhjes.
Radiografia e kraharorit
Radiografia e kraharorit është testi i parë imazherik që kryhet kur kemi simptoma si frymëzënie,kollë e vazhdueshme, dhimbje ose demtime kraharori ose ethe. ./ Individët me gjendje të tilla mjekësore të tilla si insuficienca kongjestive e zemrës apo kanceri mund të bëjnë radiogafinë e kraharorit për të ndjekur reagimin ndaj trajtimit, ose për të parë nëse ka nevojë për ndryshim në menaxhimin e tyre mjekësor.
Shërbimet e rrezeve X që ofrojmë
- Kraharori
- Kurrizi
- Kafka
- Sinuset
- Brinjët
- Pelviku
- Ekstremitetet
ORTOPANI
Ortopani Digjital 2D HD, për diagnostifikimin e shumë problemeve të nofulës dhe dhëmbëve.