Rentgeni dhe Ortopani
Kabineti i Rentgenit Digjital dhe Ortopani në Poliklinikën Medic AL.
Radiologjia e përgjithshme
Radiografia është forma më e vjetër dhe më e përdorur e imazhit mjekësor. Rrezet janë zbuluar më shumë se një shekull më parë dhe mund të prodhojnë imazhe diagnostike të trupit të njeriut në film ose në mënyrë digjitale në ekranin e kompjuterit.
Radiografia është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për një mjek për të parë dhe vlerësuar kockat e thyera, të tilla si frakturat e kafkës dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore. Rrezet X gjithashtu luajnë rol kyç në orientimin e kirurgjisë ortopedike dhe në trajtimin e lëndimeve të lidhura me sportin.
Përmes radiografisë mund të diagnostikohen edhe shumë probleme të tjera në trupin e njeriut.
- RTG e mushkërive
- RTG e kafkës
- RTG nativ i abdomenit
Cili është qëllimi i radiografisë?
Imazhet me rreze X përdoren për të zbuluar kockat e thyera, shenja të artritit dhe komplikacione të tjera të mundshme të brendshme. Rrezet kalojnë përmes trupit në nivele të ndryshme, varësisht nga dendësia e indit. Në indet e buta, si muskujt dhe indet yndyrore, rrezet kalojnë shumë më lehtë sesa në kocka.
Mjeku juaj mund të rekomandojë një radiografi për të mësuar më shumë rreth:
- Kockave, përfshirë thyerjet, artritin dhe kancerin e eshtrave
- Infeksioneve dhe kancerit të mushkërive
- Problemeve në traktin tuaj të tretjes
- Shëndetit të enëve të gjakut
- Shenjave të insuficiencës kongjestive të zemrës, të tilla si zemra e zgjeruar
A duhet të përgatitem para ekzaminimit?
Para se të bëni radiografi, ju duhet të hiqni disa nga rrobat tuaja dhe të vishni ato që nevojiten për të siguruar imazhet e duhura. Pjesa e trupit që do të ekzaminohet vendoset pastaj përpara kasetës, ndërsa radiologu përgatit aparaturën e rrezeve X. Ata do të qëndrojnë pas ekranit mbrojtës derisa të merren imazhet.
Çfarë ndodh pas ekzaminimit?
Atëherë kur tekniku i radiologjisë të jetë i kënaqur me imazhet e fituara, përfundon edhe procedura. Përfitimi i imazheve mund të zgjasë disa sekonda, ndërsa përgatitja e filmave zgjat deri disa minuta.
Gjatë ekzaminimit me rreze X ju nuk do të ndjeni dhimbje apo parehati. Ju do të merrni filmat 5 minuta nga momenti i ardhjes.
Radiografia e kraharorit
Radiografia e kraharorit është testi i parë imazherik që kryhet kur kemi simptoma si frymëzënie, kollë të vazhdueshme, dhimbje ose dëmtime të kraharorit ose ethe.
Individët me gjendje të tilla mjekësore si insuficienca kongjestive e zemrës apo kanceri mund të bëjnë radiografinë e kraharorit për të ndjekur reagimin ndaj trajtimit, ose për të parë nëse ka nevojë për ndryshim në menaxhimin e tyre mjekësor.
Shërbimet e rrezeve X që ofrojmë
- Kraharori
- Kurrizi
- Kafka
- Sinuset
- Brinjët
- Pelviku
- Ekstremitetet
Ortopani
Ortopani Digjital 2D HD për diagnostifikimin e shumë problemeve të nofullës dhe dhëmbëve.
Informacione dhe termine
049 888 970
Rruga “Drini i Bardhë” Nr. 12, Klinë
Poliklinika Medic AL