Shërbime mjekësore
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijët nga lindja deri në moshën 18 vjeç.
Kujdes pediatrik për fëmijët dhe adoleshentët
Pediatria në Poliklinikën Medic AL u shërben pacientëve të vegjël nga mosha 0 deri në 18 vjeç, duke përfshirë kujdesin shëndetësor parësor, këshillimin dhe përcjelljen e zhvillimit të fëmijës.
Gjatë vizitave vlerësohen çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si ushqyerja, zhvillimi fizik dhe psikomotor, sjellja, edukimi dhe marrëdhëniet familjare.
Shërbimet pediatrike
- Vizita të kujdesit primar si pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor për fëmijën.
- Këshillim dhe vlerësim lidhur me ushqyerjen, edukimin, marrëdhëniet familjare, disiplinën, sjelljen dhe zhvillimin fizik e psikomotor.
- Këshilla për imunizimin dhe kalendarin e vaksinimit, përfshirë vaksinimin kundër difterisë, tetanozit, pertusisit (kollës së mirë), poliomielitit, Haemophilus influenzae dhe hepatitit B.
- Këshillim për vaksinimin kundër pneumokokut, fruthit, parotitit, rubeolës, variçelës (lisë së dhenve), hepatitit A dhe sëmundjeve të tjera.
- Screening pediatrik, duke përfshirë analiza laboratorike për aneminë nga mungesa e hekurit, vlerësimin e zhvillimit psikomotor dhe kognitiv, çrregullimet e lipideve dhe obezitetin te fëmijët dhe adoleshentët.
- Vlerësimi i deficitit hormonal dhe mungesës së vitaminave.