Dermatologji
Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lëkurës në Poliklinikën Medic AL.
Lëkura dhe shëndeti i saj
Lëkura është organi më i madh dhe më i dukshëm në trupin e njeriut. Dermatologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet dhe patologjitë që prekin lëkurën.
Dermatologët janë mjekë të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe tumoreve të lëkurës.
Diagnostikimi dhe trajtimi
Sëmundjet e lëkurës janë të shumta dhe mund të shfaqen në forma të ndryshme. Jo gjithmonë pacientët paraqiten te mjeku në fazat e hershme të problemit.
Nënvlerësimi i simptomave ose trajtimi jo i duhur mund të çojë në përkeqësimin e gjendjes, në probleme me trajtimin e mëtejshëm ose në përhapjen e sëmundjes.
Në raste të tjera, shenjat në lëkurë mund të jenë tregues të sëmundjeve sistemike, pra të çrregullimeve që lidhen me pjesë të tjera të organizmit.
Vlerësimi dermatologjik
Një vlerësim i duhur dermatologjik ndihmon në identifikimin e problemeve të lëkurës dhe në përcaktimin e trajtimit të përshtatshëm.